15 vjecarja qe dominoi “Supermodel of Albania”

22/10/2009 19:05

Eshte vetem 15 vjec dhe arriti te triumfoje ne pasarelen e “Super Model of Albania” mes 130 vajzave pjesemarrese. Mikaela Brokeri, vajza nga Vlora, pervecse nje bukuroshe e denje per nje konkurs bukurie, eshte edhe nje muzikante e talentuar.

Babai i saj, Pirro i cili e shoqeron ne cdo hap te jetes, tregon se Mikaela qe ne moshe te vogel ka filluar te studioje pianon. Pirro tregon se marredhenia e tyre nuk calon askund. Ai rrefen se ka qene njeriu i pare qe ka inkurajuar te bijen per te marre pjese ne “Super Model of Albania”. “U bindem te dy qe nuk do ia prishnim edhe pse mund te dilte e fundit. Nuk kemi qene asnjehere pengese por mbeshtetes dhe nxites”, shprehet Pirro.

 Por duke treguar per Mikaelen, ai shpesh duket i emocionuar. Pirro permend se Mikaela eshte nje nxenese e shkelqyer, duke nxjerre ne pah nje tjeter tipar te saj. “Ka menyre komunikimi shume te mire, e duan te tere, eshte me rezultate teper te larta ne shkolle”, shton i ati. Gjate rrefimit te tij ai nuk harroi te thoshte edhe se Mikaela ka filluar te merret me muzike qe ne moshen 6 vjecare. Pirro tregoi se proven e e pare artistike Mikaela e ka dhene ne aktivitetet shkollore, te cilat sic duket e kane ndihmuar sado pak Mikaelen te perballet me publikun.

“Ka natyre dhe shpirt artisteje. E shikoj qe kerkon shume nga vetja dhe do ta realizoje”, pohon Pirro. Ne shkollen e saj, ne Vlore, te gjithe flasin me admirim per suksesin e Mikaeles. Shoket e saj te shkolles, nuk e fshehin madje edhe deshiren per te ndjekur gjurmet e saj. Nje gje eshte e sigurt. Jeta e kesaj vajze, mund te thuhet se ka ndryshuar pergjithmone.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel