I kalon gardhin lopa, vret fqinjin

18/10/2009 08:20

Nje grindje banale midis dy familjeve i ka marre jeten nje 45-vjecari nga fshati Podgorie i Rrethit te Korces.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te se shtunes, kur pas nje sherri per ceshtje pronesie eshte qelluar me arme zjarri 45-vjecari Reshat Adri. Viktima eshte qelluar me nje cifte nga nje fqinj i tij, identiteti i te cilit nuk eshte bere i ditur nga policia per arsye hetimore.

Sipas te dhenave paraprake mbi ngjarjen, behet e ditur se “molla e sherrit” midis dy familjeve fqinje me njera-tjetren eshte bere nje lope ne pronesi te familjes Adri, e cila ka hyre per te kullotur ne kopshtin e familjes tjeter. Fillimisht jane grindur femijet dhe me pas ne sherr jane perfshire edhe prinderit e tyre, te cilet gjate pasdites kane kercenuar dhe kanosur njeri-tjetrin per mosmarreveshjet e krijuara.

Megjithese u duk se sherri u mbyll, pas disa oresh fqinjet jane grindur serish. Komshiu i 45-vjecarit, i armatosur me nje cifte, ka qelluar ne gjaknxehtesi e siper ndaj bashkefshatarit te tij, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Policia ben te ditur se autori i kesaj vrasjeje ka arritur te largohet duke perfituar nga erresira e nates.

Nderkohe, postblloqe te shumta policie jane ngritur ne aksin rrugor Korce-Pogradec, per te penguar largimin e autorit, nderkohe qe kontrollet per kapjen e tij kane vazhduar pergjate gjithe nates ne fshatin ku banon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA