
Da Vinci, Caravaggio, Salvador Dali, nuk jemi ne Luver por ne shtepine e Rozes.
Talenti i saj i vecante qendron ne krijimin e disa veprave te medha. Ajo rron me krijimin e ketyre zbukurimeve. “Jane disa pune dore per mbulesa krevati me fill pambuku qe behen me pjese te rrumbullakta ose rombe. Ka kliente te huaj dhe shqiptare qe paguajne per nje pune te paster dhe te mire. Te paket jane klientet por ato pune qe kam bere i kam bere te sakta”, shprehet Roza.
Artistja rrefen se ka filluar te punoje me kete profesion qe ne moshen 14 vjecare. “Si fillim punova nje mbulese caji me trendafila lejla. Ajo ka qene puna ime me e bukur”, shton Roza. Ne vijim, ajo na kujton se artistet me te kerkuar jane Van Gogh dhe Boticcelli.
“Per zemer kam Van Gogh-un me “Fushat me lulediell”, por e pelqyer eshte edhe Xhokonda e bukur si dhe “Pranvera” e Boticcelli-t. E kam bere shume here dhe eshte nga punet e mija me te pelqyera dhe qe e bej me qejf”, pohon Roza. Qendistarja ne vetvete mund te konsiderohet si nje artiste. Si nje pikture qe levron nje teknike teresisht origjinale.
Top Channel