OKB, Izraeli: Bojkot fjalimit te Ahmadinejad

22/09/2009 14:30

Ambasadorja izraelite ne Kombet e Bashkuara, Gabriela Shalev iu ka bere thirrje te gjithe anetareve te Asamblese se Pergjithshme qe te bojkotojne fjalimin e presidentit iranian Mahmud Ahmadinejad.

“Gjesti i thjeshte per te braktisur dhomen apo per te mos qene i pranishem teksa Ahmadinejad do te flase eshte nje akt simbolik”, ka deklaruar diplomatja.

“Ne duam vetem t’iu kujtojme vendeve te te gjithe botes se sa i rrezikshem eshte ky njeri dhe shteti qe ai drejton”, ka shtuar ajo.

Asambleja e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara nis punimet neser ne Nju Jork.

Top Channel