BE-Rusi, samiti i ardhshem ne Stokholm

22/09/2009 13:45

Samiti i ardhshem mes Bashkimit Evropian dhe Rusise do te mbahet ne Stokholm me 18 dhe 19 nentor, pavaresisht kundershtimeve te Moskes, qe do te kishte preferuar nje lokalitet tjeter.

Lajmin e ben te ditur nje burim zyrtar, sipas te cilit data e samitit u caktua gjate nje mbledhjeje te ambasadoreve te BE ne Bruksel, nderkohe qe zgjedhja e Stokholmit eshte konfirmuar nga nje burim prane presidences suedeze.

Ne korrik nje burim i qeverise se vendit qe kryeson presidencen e BE beri te ditur se Moska kishte kerkuar qe samiti te zhvillohej ne nje qytet tjeter si Brukseli, pas tensioneve qe shperthyen pas denoncimit te Suedise per shkeljen e te drejtave te njeriut ne Rusi.

Por tek e fundit Kremlini nuk vleresoi as iniciativen suedezo-polake te vitit te kaluar per “partneritetin lindor” te Evropes, qe afroi kontinentin e vjeter me 6 shtete te ish-bllokut sovietik, konkretisht me Armenine, Azerbaixhanin, Biellorusine, Gjeorgjine, Ukrainen dhe Moldavine.

Top Channel