Pakistan, shkon ne 32 numri i viktimave

18/09/2009 13:30

Rendohet bilanci i shperthimit qe ndodhi sot ne nje treg te Ustarzai, lokalitet sunit ne provincen veri-perendimore te Pakistanit.

Sipas burimeve qeveritare, numri i viktimave ka shkuar ne 32, ndersa te plagosurit jane rreth 40.

Shume prej viktimave kane humbur jeten nga fuqia e shperthimit, ndersa shume te tjere nga rrenojat e ndertesave te shembura.

Sulmi mendohet te jete veper e nje kamikazi qe drejtonte nje fuoristrade te mbushur me 150 kilograme ekzplozive.

Mjeti ka shperthyer ne hyrje te tregut ku ndodhej nje hotel dhe nje stacion autobusi.

Top Channel