France, serish letra kercenuese ndaj Sarkozy

18/09/2009 17:30

Gjashte letra te reja kercenuese te shoqeruara me nga nje plumb i jane derguar kete jave presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Lajmin e ben te ditur agjencia “AFP”, sipas te ciles letra te tilla kane marre edhe disa ministra te qeverise se Parisit.

Te shkruara me kompjuter, letrat jane firmosur nga “1 mije luftetaret e celules 34” dhe permbajne nga nje plumb te kalibrit 9.

Njembedhjete persona te dyshuar se i kane derguar letra te tilla presidentit Sarkozy u arrestuan me heret kete muaj, por u liruan menjehere per mungese provash.

Top Channel