Parashikoi llotarine, iluzionisti rrefen sekretin

12/09/2009 13:55

Iluzionisti Derren Brown tronditi Britanine pasi parashikoi gjetjen e numrave fitues te nje llotarie kombetare qe shfaqej ne televizion. Ai rrefehet se i gjithe sekreti gjendet tek matematika.

Nje audience prej 2.7 milione personash kane ndjekur Channel 4 te merkuren per te pare nese Brown mund te gjente kombinimin fitues.

Pasi kane pare llotarine kombetare qe u transmetua ne BBC One, Brown tregoi se kishte gjetur te gjashte numrat fitues.

Ne nje emision te ndjekur nga me shume se 3 milione persona, Brown tha se behet fjale per “nje sekret te fuqishem dhe shume te bukur qe mund te realizohet kur ne te gjithe bashkojme duart bashke”.

Pasi kishte mbledhur 24 persona ne panel te cilet shkruan parashikimet e tyre pas studimit te numrave fitues te vitit te shkuar, iluzionisti kreu disa veprime matematikore qe nxorren ekzaktesisht numrat fitues.

Parashikimet per cdo numer u mblodhen dhe u pjesetuan per 24 per te gjetur kombinimin mesatar.

Brown tha se iu deshen pak kohe qe te arrinte realizimin e kesaj teknike matematikore.

Sipas tij, parashikimet ishin te drejta pasi bazohen tek teoria e “zgjuarsise se turmes” e cila sugjeron se mesatarja e parashikimeve te nje grupi njerezish jane fituese ne krahasim me mesataren e parashikimeve te secilit prej nesh.

Top Channel