OKB: Asnje fitues ne zgjedhjet afgane

12/09/2009 14:40

Komisioni zgjedhor afgan duhet te shperndaje sot rezultatet e zgjedhjeve presidenciale qe u zhvilluan me 20 gusht.

Por pak ore nga njoftimi zyrtar, Kombet e Bashkuara kane bere te ditur se “nuk ka fitues ne keto zgjedhje”, duke sqaruar se rezultati do te jete vetem i pjesshem.

Per nxjerrjen e rezultatit final pritet vendimi i nje komisioni qe do te vleresoje vlefshmerine e votimeve.

Top Channel