Pak minuta pasi urdhëroi të qëllohet mbi anijeve iraniane në Hormuz, Trump sulmon sërish Iranin: Nuk dinë as kë kanë udhëheqës
Juan Almeida Bosque, shoku i luftes se Fidel Kastros qe prej fillimit te levizjes guerrilase ne Kube me shume se gjysme shekulli me pare, ka nderruar jete pas nje ataku ne zemer ne moshen 82- vjecare.
Ne nje deklarate per shtyp ne median qeveritare thuhet se “Almeida ka nderruar jete dje, por do te jetoje pergjithmone ne mendjet e bashkekombasve te tij”.
Almeida ka qene nje nga tre lideret rebele te mbijetuar qe kane marre titullin “Komandant i revolucionit”.
Ai ka qene nje nga zerat me te rendesishem ne luften qe rrezoi nga pushteti diktatorin Fulgencio Batista.
Almeida eshte pare shpesh ne ngjarje publike i veshur ne uniforme ne krahe te liderit kubanez Fidel Kastro, derisa ku i fundit u semure dhe i dorezoi pushtetin te vellait ne shkurt te 2008-es.
Top Channel