Kine, sulmi me shiringa, denohet 19-vjecari

12/09/2009 09:00

Nje i ri 19 vjecar eshte denuar me 15 vjet burg pasi ka sulmuar nje kalimtar me nje shiringe ne Urumqi, kryeqytet i provinces se Xinjiangut, ne Kine.

Ngjarja, eshte e fundit e nje serie te gjate sulmesh ne kete zone.

Qe prej javes se shkuar, me shume se 500 persona kane denoncuar se jane sulmuar ne kete menyre, edhe pse vetem 100 prej tyre kishin shenja te dukshme te cpimeve.

Sulmet me shiringa te cilat dyshohet te jene te infektuara me HIV, jane sipas autoriteteve, veper e separatisteve ujgure, minorance myslimane turkofone.

Top Channel