Izrael-Liban, Ban ki-Moon denon leshimin e raketave

11/09/2009 19:25

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka denuar leshimin e dy raketave nga territori libanez drejt veriut te Izraelit.

“Sekretari i pergjithshem u kerkon te gjitha paleve te ruajne qetesine dhe te respektojne rezoluten e Keshillit te Sigurimit numer 1701 te 2006-es”, eshte shprehur zedhenesja, Marie Okabe.

Gjate dites nje rakete e leshuar nga territori libanez ka rene brenda zones kufitare me Izraelin duke prishur marreveshjen per paqe te arritur mes dy vendeve.

Menjehere pas sulmit ushtria izraelite eshte pergjigjur me zjarr.

Top Channel