Nje gjeneral francez ne krye te NATO-s

10/09/2009 17:20

Nje gjeneral i forcave ajrore franceze eshte bere jo-amerikani i pare qe merr postin e komandantit suprem te NATO-s.

Gjenerali Stephane Abrial, 55 vjec, eshte bere kreu i Komandes Aleate te Transformimit ne nje ceremoni qe u mbajt ne bordin e nje aeroplanmbajteseje ne Norfolk te Virxhinias.

Franca u bashkua me komanden e NATO-s ne muajin prill, pasi presidenti i hershem Charles de Gaulle e kishte terhequr vendin nga Aleanca ne vitin 1966.

Gjenerali Abrial do te mbikeqyre reformat ushtarake te NATO-s ne bazen e tij detare ne Norfolk, duke u bere keshtu nje nga dy komandantet supreme te Aleances.

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka cilesuar emerimin e gjeneralit Abrial si “nje moment historik” per Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Top Channel