Mianmar, lind femija me dy koke dhe nje zemer
04/09/2009 13:05
Nje femije me dy koke dhe nje zemer te vetme ka lindur ne ditet e fundit ne lokalitetin e Kiaukmese, ne Mianmar.
Lajmin e ben te ditur nje e perjavshme lokale, e cila sqaron se femija eshte i prekur nga nje patologji e rralle dhe ka vetem 25% mundesi per te mbijetuar.
Behet fjale per nje rast te rralle, pasi ne trupin e vogelushit ndodhen dy binjake me koka te vecanta, por qe kane organe te perbashketa.
Sipas eksperteve te shendetesise, nje rast i tille mund te verifikohet vetem nje here ne 80 mije te lindur.
Nje rast shume i ngjashem u regjistrua ne fund te korrikut ne Filipine, ku lindi nje vajze me dy koka, por qe ndryshe nga vogelushi kishte edhe dy zemra.
Top Channel