Jeruzalem, Madona viziton murin e loteve

31/08/2009 09:00

Gjate nates se sotme, Madona ka vizituar Murin e Loteve ne qytetin e shenjte te Jeruzalemit.

Sipas mediave vendase, kengetarja e muzikes pop ndodhet ne Izrael pasi do zhvilloje dy koncerte ne Tel Aviv. Pavaresisht masave per te siguruar privatesine e kengetares, ajo eshte filmuar gjate vizites ne Murin e Loteve qe zgjati rreth nje ore.

Axhenda e kengetares parashikon diten e sotme nje takim me lideren e opozites dhe ish ministren e Jashtme, Tzipi Livni dhe te premten nje takim me kryeministrin Benxhamin Netanjahu.

Madona, besimtare e Kabalas, do marre pjese edhe ne nje simpozium rreth fese hebraike bashke me miqte e saj Demi Moore e Ashton Kutcher.

Top Channel