
Mberrin ne Gjykaten e Krimeve te Renda, personi me i perfolur pas masakres se Durresit, Dritan Dajti.
I shoqeruar nga forca te shumta policie, Dajti u soll ne gjykate me autoambulance, direkt nga spitali i burgut, ku mjekohet prej disa ditesh per shkak te plageve te marra ne konfrontim me policet.
Prokuroria e Krimeve te Renda i drejtohet gjykates per te caktuar masen e sigurise per Dajtin, kunatit te tij Erges Xhoxhi, si dhe ndihmesit Elvis Karoli.
Mesohet se deri tani eshte dhene masa e sigurise arrest me burg per Xhoxhin.
Denimi minimal per tre te akuzuarit ne baze te Kodit Penal eshte 20 vjet, ndersa maksimali eshte burgim i perjetshem.
Sipas burimeve policore ka te tjere persona qe e kane ndihmuar Dritan Dajtin ne levizje gjate kohes se qendrimit ne Shqiperi, per te cilet pritet vetem sigurimi i proves materiale per te kryer edhe arrestime te tjera.
Dritan Dajti u arrestua te premten ne Durres gjate nej aksioni policor, qe perfundoi me vdekjen e kater punojesve te rendit dhe te nje miku te te shumekerkuarit.
Top Channel