Shqiperia, 120 trupa shtese ne Afganistan

28/07/2009 17:30

Shqiperia ka vendosur te dergoje 120 trupa ushtarake shtese ne Afganistan ne mbeshtetje te forcave aleate atje.

Misioni i ri ushtarak do te shkoje para zgjedhjeve qe do te mbahen ne 20 gusht dhe qe cilesohen shume te rendesishme per shtetin e Afganistanit.

Per kete arsye kjo njesi shtese do te dislokohet ne komanden rajonale te perendimit ne Herat per t’iu bashkuar njesise shqiptare qe tashme eshte angazhuar ne Isaf, si pjese e kontigjentit qe udhehiqet nga Italia ne komanden rajonale te perendimit.

Ky vendim i qeverise shqiptare eshte vleresuar nga te gjithe aleatet ne Keshillin e Atlantikut te Veriut e ne menyre te vecante edhe nga Perfaqesuesi Special i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Afganistanin dhe Pakistanin, Ricard Hollbruk, i pranishem sot ne mbledhjen e Ambasadoreve te NATO-s, ne Bruksel.

Top Channel