SHBA rrit numrin e ushtareve

21/07/2009 01:10

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka njoftuar rritjen e numrit global te ushtrise amerikane me 22 mije vete.

Shtimi i trupave konsiston ne perballimin me personelin e duhur ushtarak qe duhet mbajtur ne Irak dhe ne Afganistan.

Ky shtim i perkohshem rrit numrin total te ushtrise amerikane qe ndodhet ne gatishmeri ne 569 mije nga 547 mije qe ishte.

 

Top Channel