SHBA, akuza Venezueles per trafikun e droges

21/07/2009 14:35

Korrupsioni ne qeverine dhe ushtrine e Venezueles ka bere qe trafiku i droges drejt Shteteve te Bashkuara te lulezoje.

Keshtu thuhet ne nje raport te nje seksioni te Kongresit amerikan, ne te cilin thuhet se Venezuela eshte bere nje strehe e sigurte per grupet kolumbiane te armatosura.

Nga ana tjeter, presidenti venezuelian Hugo Chavez i ka hedhur poshte akuzat e ngritura ne raport, duke i cilesuar ato si “genjeshtren e radhes”.

Autoritetet amerikane deklarojne se droga kolumbiane qe hyn ne SHBA permes Venezueles eshte katerfishuar nga viti 2004 ne 2007.

Ne raport thuhet me tej se korrupsioni ne Venezuele e ka shtrire “litarin e shpetimit” deri tek rebelet kolumbiane, te cilet arrijne fitime kolosale nga trafiku i narkotikeve.

Top Channel