SHBA, 5001 ushtare te vrare ne Irak e Afganistan

21/07/2009 17:00

Mes Irakut te Afganistanit, SHBA ka humbur plot 5 mije ushtare, duke e perkeqesuar nga muaji ne muaj situaten ne terren.

Lajmin e ben te ditur Pentagoni per gazeten “USA Today” ku thekson se shifra 5 mije eshte kaluar me vdekjen e 4 ushtareve ne Afganistan. Pra, qe prej dites se sotme, numri i ushtareve amerikane te vrare ne te dy frontet ne Azi eshte 5001, mes te cileve 4332 te vrare ne Irak dhe 669 ne Afganistan.

Korriku eshte muaji me tragjik ne Afgamistan pasi jane vrare 55 ushtare te forcave te NATO-s dhe 30 amerikane vetem gjate tre javeve te para.

Top Channel