Liban, shkaterrohet celula terroriste

21/07/2009 14:30

Sherbimet e sigurise te ushtrise libaneze kane shkaterruar nje celule terroriste qe po pergatiste atentate kunder trupave te OKB-se te vendosura ne jug te Libanit.

Lajmin e ben te ditur vete ushtria libaneze permes nje komunikate per shtyp, ne te cilen thuhet se rrjeti terrorist perbehej nga 10 persona me kombesi te ndryshme arabe.

Sipas burimit, funksioni i ketij grupi ishte te krijonte celula terroriste te tjera qe do te godisnin trupat e UNIFIL dhe ato libaneze.

Ne komunikate thuhet gjithashtu se celula po planifikonte te kryente atentate edhe jashte Libanit.

Top Channel