Kine, lirohen studentet e prekur nga gripi A

21/07/2009 10:45

Ne Kine, autoritetet shendetesore kane liruar grupin e pare te nxenesve britanike, te vendosur ne karantine pasi disa prej tyre rezultuan te prekur nga gripi i derrave.

Rreth 20 studente dhe tre mesues jane lejuar te lene hotelin “Yanxiang” pas shtate dite kufizimi, ben te ditur BBC ne edicionin on line.

Nxenesit dhe mesuesit jane mbajtur nen vezhgim te rrepte nga autoritetet shendetesore, pasi shfaqen simptoma te prekjes nga virusi A.

Te liruarit jane derguar ne nje hotel tjeter te Pekinit, prej nga do te vazhdojne viziten e tyre shkollore.

“Jam i kenaqur qe gjithcka mbaroi. Tani ne mund te vazhdojme udhetimin tone dhe te realizojme planet qe kishim”, ka deklaruar studenti George Edge.

Ndersa mesuesi Ian Tyrrell u shpreh: “Ndihemi te lehtesuar dhe po perpiqemi te shijojme qendrimin tone ne Kine”.

Top Channel