Kaliforni, miratohet plani per buxhetin

21/07/2009 10:30

Guvernatori Arnold Schwarzenegger dhe ligjvenesit ne pushtet ne Kaliforni kane deklaruar se kane rene dakord mbi planin per ta mbyllur deficitin shteteror me jo me shume se 26 bilione dollare.

Zoti Schwazenegger deklaroi se plani perfshin nje shkurtim prej 15 bilione te shpenzimeve dhe se nuk parashikon nje rritje domethenese te taksave.

Ndersa ligjvenesit shpresojne qe ta votojne planin ne fjale diten e enjte.

Me heret gjate muajit, guvernatori shpalli emergjencen fiskale pasi ligjvenesit shkuan pertej afateve ne miratimin e buxhetit per vitin e ardhshem financiar.

E gjendur mes zgjatjes se krizes fiskale, zyra shteterore e kontrollit ka derguar deklarata shpresedhenese per mijera kontraktues dhe tregtare qe ofrojne sherbime shteterore.

Marreveshja e se henes u arrit pas me shume se dy jave negociatash intensive. “Ne jemi te gezuar qe kemi arritur nje marreveshje thelbesore”, ka shtuar guvernatori Schwarzenegger.

Top Channel