Qeveria e Kosoves ka reaguar sot ndaj protestave te ish-luftetareve te UCK-se, duke e cilesuar manifestimin si te drejte te tyre, por duke vleresuar si te papranueshme sulmet me bomba molotov.

“Eshte e drejte e garantuar e cdo individi dhe grupi qe te protestoje per ceshtje te ndryshme, por askush nuk mund te jete mbi ligjin. Askush nuk ka te drejte te sulmoje institucionet e vendit, te ndertuara me gjak dhe djerse”, thuhet ne nje komunikate te qeverise Thaci.

Ne kete dokument theksohet me tej se ata persona qe leshuan gure dhe bomba molotov ndaj selive te institucioneve te Kosoves do te ndeshkohen sipas ligjit.

Veteranet e Luftes Clirimtare te Kosoves kerkojne zbatimin emergjent te Ligjit te vlerave te dala nga lufta e UCK-se, ose ne te kundert do te fillojne me radikalizimin e protestes.

Top Channel