Kutite e Fierit, nis numerimi ne KQZ

12/07/2009 11:40

Ka filluar rreth ores 10:45 numerimi i kutive te Fierit ne sallen e mbledhjeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Jane gjithsej 10 kuti, prej te cilave vetem 8 kuti do te numerohen, kurse 2 kuti te tjera, te cilat ishin numeruar por rezultatet e tyre nuk ishin marre parasysh, KQZ vendosi t’i perllogarise ne tabelen permbledhese te rezultatave.

Per te numeruar 8 kutite, KQZ ka ngritur dy grupe ndihmese me punonjes te administrates, nderkohe qe anetaret e KQZ-se dhe vezhguesit e partive, mund te afrohen dhe te kqyrin fletet ne cdo moment. Fillimisht kqyren kutite e materialeve zgjedhore dhe me pas numerohen fizikisht kutite e fleteve te votimit.

Nga rezultati i ketyre kutive do te varet nese Partia Socialiste do ta marre apo jo mandatin e 9-te ne Fier, duke ia zbritur mandatet Partise Demokratike nga 7 ne 6. 

Top Channel