Iran, Khamenei: Populli zgjodhi

19/06/2009 12:20

Lideri suprem iranian ajatullah Ali Khamenei kundershtoi pretendimet e opozites per manipulime ne zgjedhjet e 12 qershorit duke e cilesuar rizgjedhjen e presidentit Mahmoud Ahmedinejad si perfundimtare dhe te rregullt.

“Regjimi islamik nuk do te mundte kurre te manipulonte zgjedhjet dhe te kryente tradheti. Strukturat ligjore ne kete vend nuk lejojne vjedhjen e votes. Diferenca eshte rreth 11 milion vota. Si mund te kete ndodhur manipulimi? Populli zgjodhi”- tha ajatollahu Khamenei.

Deklarata e vetme e liderit suprem pas zgjedhjeve te 12 qershorit shuan edhe shpresat e opozites iraniane per anullimin e procesit zgjedhor dhe per nje rivotim te mundshem.

Top Channel