
Largimi i mesfushorit te Kombetares shqiptare, Lorik Cana, nga Olimpiku i Marsejes ne fund te ketij sezoni eshte shume i mundshem.
Nje gje te tille e ka konfirmuar vete kapiteni i skuadres franceze ne nje prononcim per sportiven “Aujourd’hui Sport”. 25-vjeçari ka deklaruar se shanset e tij per te qendruar te Marseja edhe ne sezonin e ardhshem jane 50 me 50. “Ka mundesi te largohem, edhe pse kam kontrate te vlefshme deri ne vitin 2012.
Do te bisedoj me familjen dhe drejtuesit e klubit te Marsejes ne fund te ketij edicioni. Dera eshte e hapur, por te gjithe dhe nese do dua te largohem, askush, nuk do ta pengoje nje gje te tille, por do ta respektojne vendimin tim”, ka thene kapiteni i Marsejes, Cana, per mediat franceze.
“Ndoshta nuk do te largohem menjehere, por karrieren nuk do ta mbyll ketu, edhe pse kam shume kohe me skuadren. Nuk e kam me nxitim largimin, pasi kam deshire te fitoj dicka me Marsejen para se te largohem. Sot gjasat per t’u larguar nga ketu jam 50 me 50”, u ka thene marsejezeve. Mesfushori kuqezi edhe njehere nuk e ka fshehur deshiren e tij te madhe per te luajtur ne Premier Lige apo Bundeslige. Ai ka pasur oferta nga Liverpuli, Evertoni, Arsenali, Bajerni i Mynihut dhe Hamburgu.
“Anglia dhe Gjermania me terheqin shume. Ne Bundeslige shpesh eshte permendur emrin i Bajernit, por nuk ka ende asgje konkrete”, ka theksuar Cana. Ai luan te Marseja qe nga korriku i vitit 2005, kur u transferua nga skuadra e PSG-se per demshperblim prej kater milione eurosh. Sot kartoni i tij kap vleren e 14 milione eurove. Cana ka regjistruar 118 paraqitje me fanellen e kesaj skuadre dhe ka shenuar 16 gola. Skuadren e Marsejes sezonin e ardhshem do ta drejtoje trajneri francez, Didier Deshamp, qe synon ta mbaje shqiptarin ne ekip.
Megjithate, kjo duket se do te jete nje nisme e veshtire per te, pasi Cana, i zhgenjyer nga humbja e titullit, mund te zgjedhe te vazhdoje karrieren ne nje tjeter klub te madh evropian.
Top Channel