Arti “Online”, njerezit jane te interesuar

08/05/2009 09:35

Tina Braun, 55 vjecarja, ish-drejtoreshe e “New Yorker” ne nje faqe te menaxhuar prej saj ne Web ka gjetur nje menyre te vecante qe te terheqe vemendjen e te apasionuarve ndaj artit.

“Renia ekonomike dhe lenia gjithmone e me pak hapesire seksioneve te artit neper gazetat me te medha, lider ne tregun boteror i kane dhene nje dore te forte riinteresimit te njerezve per artin, duke kerkuar largimin nga monotonia dhe stresi i puneve te perditshme” – tha Braun.

Ajo shtoi se me krijimin e kesaj uebfaqje ka dashur t’u mundesoje njerezve nje “njohje” me te thjeshtesuar dhe praktike te artit me ane te intervistave me piktore, skulptore dhe fotografe  me peshe ne artin boteror, si dhe mundesine e soditjes se ekspozitave ne galerite boterore me te medha online, duke perdorur internetin qe ka nen “vartesine” e tij miliona njerez ne mbare globin.

Suksesi i faqes nuk mungoi sepse brenda 7 muajsh ne te u regjistruan rreth 2 milion e gjysem vizitore.

Top Channel