“Top Fest” 6, ne 10 maj nata finale

07/05/2009 20:50

Diten e diel ne date 10 maj ne Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi“ zhvillohet nata finale e edicionit te gjashte te festivalit te muzikes moderne shqiptare “Top Fest”.

Ne 8 jave konkurim, 269 grupe dhe kengetare moren pjese ne kete edicion, ku 63 prej tyre jane kandiduar ne 11 kategori per cmime si; “Artisti i ri me i mire”, “Artisti me i mire mashkull/femer”, “Kenga me e mire hip-hop”, “Kenga me e mire R&B”, “Kenga me e mire pop dhe rock”, “Interpretuesi me i mire”, “Videoja me e mire”, “Kenga me e mire alternative”, “Grupi me i mire” dhe “Kenga me e mire dance”.

Ne nje transmetim live ne kanalin Top News ne platformen DigitAlb mesditen e dates 10 maj, te gjithe kengetaret e kandiduar per kategorite perkatese do te terheqin trofeun e kandidimit ne prani te mediave.

Cmime te vecanta do te jene edhe ato te dhena nga DigitAlb e Top Albania Radio, ndersa publiku do vendose me voten e tij per cmimin e internetit por edhe nepermjet sms-ve per cmimin e madh prej 10 mije eurosh ku votat e publikut do te bashkohen me vleresimin e nje jurie prestigjoze.

Kengetare te afirmuar por edhe te rinj do performojne ne naten gala te ndarjes se cmimeve e cila do te nise ne oren 20:45 dhe do te transmetohet live ne Top Channel, ndersa per te gjithe ato qe duan te ndjekin nga afer, biletat mund te gjenden tek ish-ekspozita “Shqiperia sot”.

Top Channel