Bashkeshorti i Crawford akuzohet per ngacmime seksuale

07/05/2009 09:30

Bashkeshorti i ish-modeles se njohur Cindy Crawford ndodhet ne telashe.

Rande Gerber eshte akuzuar per ngacmime seksuale nga dy gra, ish-punonjese te restoranteve te tij. Menjehere perkrah tij eshte vene aktori George Clooney, nje mik i tij, qe i ka cilesuar akuzat qesharake dhe ka premtuar se do te deshmoje ne mbeshtetje te Gerber.

“Edhe shume deshmitare te tjere do te tregojne se kane qene prane tij ne periudhen kur akuzohet per ngacmimet dhe do te pohojne se Gerber nuk ka prekur apo puthur asnje kamariere”, tha zedhenesi i tij per revisten “Touch Weekly”.

Ish-modeli Gerber eshte martuar me Crawford qe prej 29 majit te vitit 1998. Cifti ka dy vajza dhe jeton ne Los Anxhelos.

Top Channel