Tirane, nis java e filmit kuban

06/05/2009 12:05

Larita, eshte nje fqinje e Ernest Hemingway ne Havana ne vitin 1956, nje vajze e re e thjeshte dhe plot dinjitet qe perpiqet te mbaroje shkollen e mesme dhe te hyje ne universitet.

Pasi i ka rene ne duar libri “Plaku dhe Deti” ajo ngre ne vetvete nje paralelizem ndermjet jetes se saj dhe historise se peshkatarit plak.

Ky eshte subjekti i filmit “Pershendetje Hemingway”, qe celi javen e filmit kubanez ne kryeqytet, ne kuader te 50-vjetorit te Institutit te Arteve dhe Industrise Kinematografike.

Java e filmit kuabanez qe u cel mbremjen e se martes, ne Tirane zhvillohet si bashkepunim i shoqates se miqesise shqiptaro – kubanese. Ne ditet ne vazhdim pritet te shfaqen filmat “Frensy Chokalate”, “El Benny”, “E Embla Havana”, per te perfunduar me 9 maj.

Top Channel