Plaku Dylan rekord ne krye te klasifikimit

05/05/2009 12:45

Bob Dylan vendos rekord. Dylan, i cili me 24 maj ben 68 vjec eshte artisti me i moshuar qe ka arritur numrin nje, ne klasifikimin britanik.

“Together Through Life” ka qene albumi me i shitur javen e shkuar. Kengetari i madh rikthehet ne majen e klasifikimit, pas 40 vjetesh. Hera e fundit qe ndodhej ne te njejten pozite, ishte koha e suksesit me “Self Portrait” dhe “New Morning”, te dy te publikuar ne 1970.

Dylan, ka lindur ne 24 maj te vitit 1941 dhe keshtu ka thyer rekordin e Neil Diamond, i cili vitin e shkuar me “Home After Dark” pati arritur vendin me te larte ne klasifikim ne moshen 67 vjec e 4 muaj.

Top Channel