Veliaj: Ndihme sociale komunitetit rom

04/05/2009 20:55

Ashtu si ne kohen e fushates presidenciale te kandidatit me ngjyre Barack Obama, edhe tani qe po kandidon vete ne krye te G99, Erion Veliaj ka patur nje mendim te posacem per komunitetin rom.

Nga lagjet e varfera te komunitetit rom ne Vlore, Veliaj premtoi nje dyfishim te perkrahjes sociale, e cila nuk do te konceptohet thjesht si nje ndihme ne te holla.

“E vetmja gje qe mund te bejme eshte te fillojme te mendojme se me qeverine e re do te rritet perkrahja sociale, qe nuk eshte vetem me para ne dore, por duhet te perfshije mundesine per te bere disa pune. Nese nje i ri merr nje zanat, ai duhet te ndihmoje familjen me pune. Kjo eshte perkrahja sociale”, ka deklaruar Veliaj.

Top Channel