Historiku Shqiperi-BE

28/04/2009 23:40

Viti 1992, shenon marreveshjen e pare te bashkepunimit me BE-ne kur Shqiperia perfitonte fonde ne kuader te programit PHARE, i parashikuar ne ate kohe per vendet me statusin kandidat.

Por gjate trazirave te vitit 1997, keshilli i ministrave europiane vendos kushte ekonomike e politike per zhvillimin e marredhenieve bilaterale.

Dy vite me pas, Bashkimi Evropian propozon procesin e ri te stabilizim asociimit per 5 vendet e rajonit.

Gjate luftes se Kosoves, Shqiperia  asistohet me ndihma humanitare nga komuniteti europian dhe ne te njejtin vit, nis te perfitoje nga sistemi preferencial i tregtise me Bashkimin Europian.

Ne qershor 2000 samiti europian percakton se vendet e Ballkanit jane kandidate potenciale per ne Bashkimin Europian.

Nje vit me pas, percaktohet programi i posacem CARDS per vendet e rajonit dhe Komisioni Europian rekomandon nisjen e negociatave me Ballkanin per procesin e stabilizim asociimit.

Gjate vizites se tij ne Shqiperi, ne 31 janar 2003, presidenti i atehershem i Komisionit Europian Romano Prodi shpall zyrtarisht celjen e negociatave te stabilizim asociimit me BE-ne.

Ne 2005, firmoset traktati i komunitetit energjetik me Europen Juglindore, e po keshtu Shqiperia firmos marreveshjen e riatdhesimit, nje nga kushtet kryesore per nisjen e procesit lehtesues e me pas liberalizues per regjimin e vizave.

Menjehere me pas, Keshilli Europian rishikon principet e partneritetit me Shqiperine.

Marreveshja e Stabilizim Asociimit u firmos zyrtarisht ne 12 qershor 2006 ne Luksemburg.

Dhe ne 1 prill 2009 kjo marreveshje hyri ne fuqi. Zbatimi i saj perben nje nga kushtet e anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Qe nje vend te aplikoje per statusin kandidat:

1-duhet te jete “shtet europian”

2- te respektoje principet e lirise, demokracise, te drejtat e njeriut dhe lirite themeltare si dhe shtetin e se drejtes

Qe nje vend te fitoje antaresimin duhet te permbushe kriteret e Kopenhagenit percaktuar nga samiti europian me 1993:

a) vendi duhet te kete qendrueshmeri te institucioneve duke garantuar demokracine, shtetin e se drejtes, te drejtat e njeriut dhe respektimin e minoriteteteve.

b)  te kete nje treg funksional ekonomik dhe kapacitet per te perballuar presionin e konkurrences dhe fuqine e tregut europian.

c) te jete ne gjendje per te marre persiper detyrimet qe lindin nga aderimi ne unionin politik, ekonomik e monetar.

Deri me sot, Bashkimi Europian ka refuzuar vetem  nje aplikim  per antaresim,  kerkesen e Marokut ne 1987, me argumentin se nuk ishte shtet gjeografikisht europian.

Pas dorezimit te aplikimit, Keshilli Europian i kerkon komisionit  te pergatise nje opinion mbi gatishmerine e vendit aplikues per te perballuar negociatat e antaresimit.

Opinioni pergatitet ne baze te pergjigjeve qe Tirana zyrtare do t’i ktheje Brukselit per kriteret e percaktuara.

Porcesi me i shpejt integrues regjistrohet nga Finlanda, Suedia dhe Austria me me pak se 5 vite, ndersa rekordin per procesin me te gjate integrues e mban Turqia, e cila aplikoi ne 1987, mori statusin kandidat 12 vite me pas, por ende nuk ka nje date te percaktuar se kur do te mund te jete anetare e BE-se.

Top Channel