“Çunat e Londrës edhe seks në burgjet shqiptare”, “Sunday Mirror”: Përfiton edhe baroni i kokainës Erald Mema

28/04/2024 10:15
I transferuari nga burgjet angleze, Erald Mema

Marrëveshja Angli-Shqipëri për transferimin e të burgosurve shqiptarë vijon të gjejë jehonë në mediat britanike.

Kësaj here është Sunday Mirror e cila fokusin e shkrimit e vendos në përfitimet që kanë të burgosurit shqiptarë të cilët janë apo do të  transferohen në burgjet shqiptare.

Shqiptarët e transferuar deri më tani shkuan gazetarja Saskia Rowlands krahas veshjeve dhe ushqimeve dërguar nga familjarët, përfitojnë njëherë në muaj edhe takime speciale katër orëshe me bashkëshortet e tyre.

Kjo thuhet në vijim të artikullit është e palejueshme në burgjet e angleze e vlerësohet si një prej përfitimeve për ata shqiptarë që kanë aplikuar për të vijuar dënimet në burgjet shqiptare.

Artikulli i “Sunday Mirror”

Sunday Mirror tregon se i transferuari më i fundit nga Anglia është Erald Mema i cili në Angli ishte i dënuar me 25 vite burg në vitin 2018.

Siç edhe Top Channel e raportoi, dy muaj më parë,  Erald Mema i dënuar për trafik droge nga 25 vite burg do të vuajë në Shqipëri 15 vite pasi gjykata e Tiranës bëri njehësimin e vendimit sipas legjislacionit shqiptarë.

Ministria angleze e drejtësisë i tha Sunday Mirror se “të dënuarit e nacionaliteve të huaja kur ata transferohen e vuajnë dënimin në bazë të legjislacionit të vendit të tyre”.

Pas Klodian Copjas, Erald Mema është shqiptari i dytë që transferohet nga burgjet angleze pas vënies në zbatim të marrëveshjes e cila mori në Londër vitin e shkuar, firmat e ministrit Ulsi Manja dhe ministrit të drejtësisë angleze Alex Chalk.

Deri më tani kanë aplikuar për tu transferuar mbi 80 shqiptarë të cilët vuajnë dënime në burgjet angleze mbi pesë vite.

Top Channel mëson se në javët në vazhdim pritet të transferohen 20 të burgosur shqiptarë të cilëve gjykatat shqiptare i kanë njësuar vendimet e dhëna nga gjykatat angleze.

Aktualisht në burgjet angleze janë 1350 të dënuar shqiptarë të cilët renditen të parët për sa i përket të dënuarve të nacionaliteteve të huaja në Angli dhe Uells.

Top Channel