“Me Luizin nuk do flas kurrë, Kiarës nuk i bëra…” Efi flet edhe për Olta Gixharin: Hoqa dorë nga një program për shkak të saj

12/05/2024 18:53

E shumëkomentuara Efi Dhedhes, e ftuar në një rubrikë të Beniada Nishanit dhe Argjira Spancës në “E diell”, zbuloi disa detaje, të pathëna më parë.

Si një ish-banore e Big Brother Vip, ajo ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të cilët tha dy fjalë.

A e ke uruar Kiarën për lindjen e vajzës?

Efi: Po patjetër, nuk na lënë fansat mos ta bëjmë publikisht.

Dhuratë i bleve?

Efi: Jo nuk i kam blerë

Personit që nuk do t’i flasësh kurrë?

Efi: Luizit, se nuk dua

Ylli gjithashtu foli edhe për ish-konkurrenten tjetër, Olta Gixharin, për të cilën tha se ishte shkak që nuk mori pjesë në “Dancing with the Stars”, sepse aktorja ishte në rolin e jurisë.

“Mor vesh disa emra që do ishin pjesë në njëfarë mënyre, isha shumë e ngarkuar pas Big-ut për të përballur sërish debate ose disa situata të sikletsshme aty”, tha Efi.

Kush është?

Efi: Olta, nuk kemi asnjë marrëdhënie. Nuk kisha nerva për atë periudhë

Top Channel