Fitoi “Eurovision 2024”, këngëtari zviceran thyen trofeun: Ka nevojë për… riparime herë pas here

12/05/2024 08:44

Këngëtari 25-vjeçar Nemo i cili përfaqësoi Zvicrën, është fituesi i Eurovisionit këtë vit

Ai u shpall fitues me këngën “The Code” e cila ra në sy mes 25 hyrjeve që u kualifikuan në finale.

Nemo i bëri përshtypje gjyqtarëve dhe publikut dhe fitoi trofeun e madh. Pas fitores ata thanë: Shpresojmë që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë paqen dhe dinjitetin për çdo qenie njerëzore.

Menjëherë pas fitores, këngëtari festoi fitoren në skenë, dukshëm i prekur. Mirëpo, në atë moment trofeu i ra në parket dhe u thye. “Kam arritur sukses dhe kam thyer kodin (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim jo-binar në event, ndërkohë që Eurovisioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovisioni ka nevojë për… riparime herë pas here”, është shprehur ai. Me këngën e tij “The Code”, Nemo përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Ai i referohet asaj si një “hapësirë ​​e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij.

“”Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që fitova duke kuptuar se nuk jam binar”, tha Nemo. Që në minutën e parë të paraqitjes së tij, fansat e Eurovisionit e veçuan 25-vjeçarin si fitues të kompeticionit.

Top Channel