“Ia shpëtova jetën, më kërkoi…”! Mjekja tregon si mori vërejtje nga puna vetëm se mjekoi një të alkoolizuar

27/04/2024 19:28

E ftuar në podcastin e “Fol me Anila Hoxhën”, të transmetuar në Top Albania Radio”, një projekt i Qendrës Fol mbështetur financiarisht nga zyra e Marrëdhënieve me Publikun Ambasada e SHBA në Tiranë, ka qenë mjekja psikatre Laureta Selimaj e cila së fundmi hapi precedent në gjykatën kushtetuese për zvarritjen e një padie pune.

Mjekja ka qenë në qendër të një hetimi vite më parë për të cilin 14 ditë u arrestua dhe u shkarkua pa patur një vendim fajësie. Në krye të 14 ditëve mjekja u lirua, mori pafajësi por rikthimi në detyrë që i vështirë.

Anila Hoxha: Cila është padia juaj që keni depozituar?

Laureta Selimaj: Unë jam një person që jam mësuar tani me padi. Jam mësuar më vërejtje. Jam mësuar me kalvare vuajtjesh si nga ana e institucionit të spitalit psikiatrik ku unë punoj prej 17 vitesh ashtu edhe në dyert e gjykatës. Aktualisht, kohët e fundit ndaj meje është marrë një masë nga ana e drejtorisë së spitalit psikiatrik “Ali Mihali” , “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”,  për shkak se ndihmova një person. Detyra ime është të ndihmoj çdo person që paraqitet dhe kërkon ndihmë psikiatrike.

Anila Hoxha: Pra, argumenti është që ndihmove dikë apo shkele etikën dhe nuk ndoqe protokollin?

Laureta Selimaj: Unë kam dhënë ndihmë mjekësore te një person që ishte me një diagnozë, gjendje post dehje alkoolike dhe me çrregullime të sjelljes. Një person, që është spitali psikiatrik,  hyrja e parë, porta e parë që pret këta persona dhe më pas lidhen këta persona lidhen me shërbimin e adiktologjisë. U përpoqa të bëj punën time si mjeke. Nuk shkela as protokolle, nuk shkela as etikë dhe deontologji që jam akuzuar.

Anila Hoxha: Ku është shkelur kodi sipas jush ?

Laureta Selimaj: Kjo ngjarje ka ndodhur në 27 shkurt dhe pacientin e kam mbajtur në observacion. Ishte pacient që ishte përdorues i alkoolit, por ndërkohë shfaqte edhe probleme të një axhitimi psiko-motor me dhunim psikologjik dhe me sjellje jo të mira në familje. Sa ishte bërë problem edhe familjarët kërkuan ndihmë. Bashkëveprimi i punës time do të ndodhte bashkë me profesorin dhe siç ndodhi me profesorin e alkoologjisë doktor Shpëtim Doksani, që më dha direktivat e qetësimit të pacientit nga ana psikiatrike dhe më pas do të kalonte prej adiktologjisë. Duke qenë se pacienti nuk u pa nga data 27 deri në datë 29,  u pa vetëm prej meje, u konsultua vetëm prej meje. Në datën 29 kur kishte dalë nga gjendja e abstinencës alkoolike që shfaqte  gjendje,  kur raste kur pacienti kalon një krizë psikike dhe krizë somatike komprementojnë të gjitha organet dhe është një dyshim diagnoze. Ishte një sindromë enciklopadive dhe si mjeke i dhashë ndihmën dhe e shpëtova. Ndërkohë që kundërshtohem nga shefja e shërbimit, duke më dhunuar psikologjikisht si pacientin dhe mua dhe duke lejuar pacientin që duhet të dalë nga spitali dhe duke më lejuar edhe mua të bëj daljen e këtij pacienti. Urdhëruar, jo lejuar. Më urdhëroi që ky pacient të dalë se është alkoolist dhe nuk iu dha ndihmë as nga shërbimi komunitar, i cili u paraqit duke pretenduar me faktin që është i sëmurë për adiktologun.

Anila Hoxha: Pse jepet vërejtja? Ku duan të arrijnë me këtë “vërejtje” dhe përse e kundërshtoni ju në gjykatë, doktoresha?

Laureta Selimaj: Unë kam hapur këtë kërkesë padi për arsyen, në radhë të parë të një relacioni të bërë nga mjekët , drejtorisë dhe drejtoria që merr masë “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”.Mbështetur në nenin 37 të Kodit të Punës, kontratës individuale të punës dhe më japin masë disiplinore në datën 7 mars. Ndërkohë në datën 11 mars më heqin duke u bazuar edhe në këtë vërejtje dhe në një mbledhje të këshillit tekniko- administrative mjekësor. Në datën 5 mars,  më bëjnë heqje edhe si shefe , si drejtuese e shërbimit kronik që unë e mbaj prej 6 vjetësh.

Anila Hoxha: Cfarë parashikoni ju, se mund të ndodhë? Tanimë që ke hapur një betejë në gjykatë?

Laureta Selimaj: Unë mendoj që këto janë veprime të padrejta, jo ligjore , jo profesionale dhe në fund të fundit nuk mund të merren masa sepse ka institucione të tjera që i marrin këto masa. Nuk është mbledhja e mjekëve, relacioni i mjekëve nuk është vendimi i këshillit administrativ dhe një urdhër masë disiplinore që bën drejtuesja e spitalit për të më larguar.

Anila Hoxha: Kush e bën këtë gjë?

Laureta Selimaj: Institucioni, drejtuesja aktuale e cila shkresat që unë zotëroj tani, thotë “mbështetur në nene” që unë as i kuptoj, as më jam dëgjuar. Në radhë të parë, unë duhet të dëgjohesha. Në të dy rastet, në të dy mbledhjet, si në mbledhjen e datës 1 dhe në mbledhjen e datës 5, unë nuk jam dëgjuar nga askush. Unë nuk kam shfaqur mendimin tim ku qëndron e drejta dhe ndërkohë ku qëndron arsyeja e shtrimit të këtij të sëmuri dhe e  ndihmës që dhashë unë si mjeke tek ky i sëmurë.

Anila Hoxha: Ndoshta doktoresha të  gjitha këto masa janë marrë sepse dëshirojnë që të emërojnë dikë si shef aty?

Laureta Selimaj: Unë mendoj që e para, njëherë se ka protokolle në emërime, shefi i shërbimit është shef shërbimi.

Anila Hoxha: Pse e hapët këtë proces gjyqësor-administrativ? Shpresoni që drejtësia do të flasë?

Laureta Selimaj: Patjetër, që shpresoj. Kam shumë besim. Ashtu sikurse kam patur besim që drejtësia dhe në 2015, për të cilën unë kam edhe një vuajtje tjetër,  prandaj iu thashë që në fillim që kam shumë problematika , shumë luftëra, shumë goditje në atë spital. Unë fal sistemit të drejtësisë, falë durimit , falë këmbënguljes time si mjeke, si femër, si një njeri që kërkoj të drejtën, unë e kam  gjetur në 2015.Unë u shpalla e pafajshme dhe për këtë, disponoj dokumentacione që fitova edhe pafajësinë  burgimin e padrejtë që më ka ndodhur në qershor 2015.  Dhe këtu do gjej drejtësi.

Anila Hoxha: Çdo të thotë për ju kjo masë “vërejtje” që keni kundërshtuar në gjykatë?

Laureta Selimaj: Të marrësh “vërejtje me paralajmërim për largim” është një dënim shumë i rëndë.

Anila Hoxha: Jeni bërë gati që ky proces të zgjasë për një kohë të gjatë?

Laureta Selimaj: Po. Unë jam përgatitur, sic iu thashë. Unë jam mësuar tani  me këto procese. Por ama jam mësuar edhe me besimin që kam në drejtësi. Drejtësia do vendosë “pikën mbi i” dhe drejtësia do të triumfojë. Dhe jam e bindur  dhe prandaj jam futur kësaj çështjeje. Dhe do fitoj.

Anila Hoxha: E menduat këtë moment që ndoshta do të ishte më mirë mos ta hapje këtë luftë dhe të qëndroje qetë apo ke një praktikë të mëparshme dhe jeta të ka mësuar që nuk duhet të heshtësh nuk duhet të dorëzohesh?

Laureta Selimaj: Mund të vonojë sepse janë procedura ligjore, por unë  jam e sigurtë që do fitoj dhe këmbëngul dhe vazhdojë e them dhe përpara atyre.

Top Channel