Kosove, projekt i UNDP-se per Komunen e Dragashit

25/04/2009 17:45

Zyra e UNDP-se Kosove do te paraqese projektin “Asistence pergatitore per Zhvillim te qendrueshem ne Dragash”.

Ne 27 prill, perfaqesuesi i perhershem i UNDP-se, Frode Mauring, zv-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Emin Krasniqi dhe perfaqesues te ministrive te tjera, do jene te pranishem ne kete eveniment. Permes ketij projekti qe u be i mundur me kontributin e qeverise finlandeze, UNDP do pergatise dhe asistoje ne implementimin e strategjise te integruar per zhvillim te qendrueshem ne Komunen e Dragashit.

Projekti fokusohet ne perkrahje te menaxhimit dhe ndertimin e kapaciteteve te ndermarrjes se Sharr Prodhimit, njera nga nderrmarjet me te medha shoqerore dhe ka per qellim gjetjen e nje formule per ruajtjen e potencialit te burimeve pyjore, ujore dhe specieve te flores e faunes ne kete vend malor.

Top Channel