Japonia, rol me te madh ne luften kunder pirateve

23/04/2009 11:40

Dhoma e ulet e parlamentit japonez miratoi nje ligj, qe lejon anijet e marines japoneze te kene nje rol me te madh ne luften kunder piraterise somaleze.

Perpara miratimit te ketij ligji, detyrat e marines japoneze ishin vetem humanitare dhe nuk perfshiheshin ne luftime. Sipas ligjit, anijet mund te shoqerojne ato te huaja dhe te perdorin armet per vetembrojtje. Kushtetuta paqesore e pasluftes, i kishte dhene forcave japoneze nje rol te kufizuar jashte vendit.

Edhe pse ligji mund te mos votohet nga dhoma e larte e parlamentit, qeveria mund ta shnderrroje ate ne ligj te zbatueshem. Ne brigjet e Somalise ndodhen dy destrojere japoneze, qe patrullojne ujerat.

Top Channel