Britania debon 9 te dyshuarit per terrorizem

22/04/2009 10:40

Dy jave pas nje operacioni antiterrorizem ne veri te Anglise autoritetet vendase kane vendosur debimin e nente personave te arrestuar, per te mbrojtur sigurine kombetare.

Me 8 prill policia arrestoi 12 te dyshuar, shumica prej tyre shtetas pakistaneze, te cilet kishin udhetuar ne Britani me vize studenti. Ndaj 9 persona nuk jane ngritur akuza dhe jane liruar, ndersa dy te tjere vazhdojne te merren ne pyetje.

Nje tjeter person eshte derguar ne zyren e emigracionit. Operacioni u krye para kohe, pasi shefi i antiterrorizmit Bob Quick, u fotografua para vizites se tij tek kryeministri Gordon Braun me nje dosje sekrete.

Kjo ngjarje pershpejtoi arrestimet.

Top Channel