Xhamajke, lirohen pengjet e avionit kanadez

20/04/2009 14:35

Policia i ka dhene fund pengmarrjes se nje avioni dhe panikut te gjashte pjesetareve te ekuipazhit,qe mbaheshin nga nje person i armatosur ne Xhamajke.

Pengmarresi eshte arrestuar, ndersa pengjet jane liruar dhe jane te gjithe shendoshe e mire. Qe prej oreve te vona te mbremjes se djeshme personi qe rezultoi me probleme mendore, mbante peng avionin Boeing 737 me 174 pasagjere kanadeze dhe tete pjesetare te ekuipazhit ne aeroportin e Montego Bay.

Ai pasi i grabiti liroi fillimisht nje grup pasagjeresh dhe me pas edhe pjesen tjeter, duke mbajtur vetem 6 pjesetare te stafit.

Pengmarresi kishte kerkuar ta dergonin ne Kube. Pas nderhyrjes se policise situata u vu ne kontroll pa gjakderdhje.

Top Channel