Nis konferenca per racizmin, zhgenjehet Ban Ki Moon

20/04/2009 11:50

Mes polemikave dhe bojkotit te shume vendeve perendimore, nisi sot punimet ne Gjeneve te Zvicres konferenca e OKB-se per racizmin.

Punimet e Durban II i hapi sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon, qe e cilesoi islamofobine nje forme te racizmit. Ai kritikoi mungesen e shume vendeve, per te cilat tha se ndihej i zhgenjyer. Ne konference ka marre pjese presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. SHBA, Gjermania, Holanda, Australia, Kanadaja, Izraeli dhe Italia e kane bojkotuar konferencen, pasi i tremben manifestimeve antisemitiste dhe kritikave per Izraelin, ndersa kontestojne dokumentin final te saj.

Ban Ki Moon thote se ai eshte nje tekst i balancuar dhe se takimi synon te ule tensionet. Shume vende nuk duan te jene ne nje salle ku mund te hidhen parrulla antisemite, sic i tremben edhe momentit kur do te flase presidenti iranian. Projektdeklarata qe do te miratohet po shkakton polemika.

Ajo permban nje paragraf qe ben fjale per ceshtjen e nxitjes se urrejtjes fetare. Vendet myslimane duan qe ky paragraf te mbetet ne tekstin perfundimtar, ndersa disa vende perendimore, nder te cilat SHBA, e shohin ate si shkelje te lirise se fjales.

Top Channel