Nacionalistet fitojne zgjedhjet ne Qipron Veriore

20/04/2009 09:35

Partia e djathte e Unitetit Kombetar ka fituar zgjedhjet parlamentare ne Republiken Turke te Qipros Veriore.

Partia qe mbeshtet me shume marredheniet e ngushta me Turqine, sesa anetaresimin ne BE, ka siguruar 44% te votave, ndersa partia Republikane Turke e presidentit Mehmet Ali Talat eshte renditur e dyta me 29 perqind te votave.

Rezultati i zgjedhjeve sipas analisteve shihet si shprehje e pakenaqesise se qiprioteve turq me progresin e ngadalte ne bisedimet per bashkimin e ishullit te Qipros.

Ky proces do te conte vendin ne anetaresimin e ishullit ne Bashkimin Evropian. Qiproja eshte e ndare qe prej vitit 1974, kur forcat turke pushtuan ishullin, si pergjigje ndaj perpjekjeve te qiprioteve greke, per ta bere ate pjese te Greqise.

Top Channel