Italia pranon 140 refugjatet afrikane

20/04/2009 09:55

Italia ra dakord te pranoje 140 emigrantet afrikane, qe u shpetuan ne brigjet e ishullit te Lampeduzes, duke i dhene fund nje mosmarreveshjeje katerditore me Malten.

Fillimisht Roma kembenguli se anija ndodhej ne nje zone kerkimi dhe shpetimi malteze dhe se personat duhet te merreshin nga autoritetet e Valetes. Me pas ministri i Jashtem, Franco Frattini tha se Italia do te pranonte emigrantet per arsye humanitare por se ky rast nuk duhej te shnderrohej ne precedent.

Emigrantet u shpetuan ne det, pasi anijet me te cilat lundronin u ndodhen ne veshtiresi nga moti i keq. Mosmarreveshja lindi kur Malta tha se emigrantet duheshin transportuar ne portin me te afert, qe ishte Lampeduza.

Grupi i pare prej 20 emigrantesh mberriti sot ne portin Empedocle ne Agrigento me nje anije te rojave bregdetare dhe me pas do te vijne edhe te tjeret.

Top Channel