Iran, ceshtja e gazetares se denuar, ne Apel

20/04/2009 14:05

Kreu i sistemit gjyqesor ne Iran, Ajatollahu Mahmud Hashemi Sahrudi kerkoi qe ceshtja e gazetares iraniano-amerikane, Roxana Saberi te gjykohet ne menyre te drejte, te sakte dhe te shpejte ne Gjykaten e Apelit.

Vendimi vjen nje dite pasi presidenti Mahmud Ahmadinexhad, kerkoi nga drejtesia qe t’i mundesoje gazetares Saberi te drejten per mbrojtje, pas denimit per spiunazh ne favor te amerikaneve.

Letra e presidentit Ahmadinexhad eshte mirepritur nga avokati i gazetares se denuar. Presidenti amerikan Obama ka reaguar me pare duke thene se gazetarja duhet te lirohet, pasi nuk eshte spiune.

Zedhenesi i ministrise se Jashtme i beri thirrje Uashingtonit te mos e politizoje rastin e gazetares.

Top Channel