India leshon satelitin e pare spiun ne hapesire

20/04/2009 12:55

India leshon ne hapesire satelitin e pare spiun. Agjencia hapesinore vendase ISRO e leshoi ne orbite satelitin e blere nga Izraeli, nga baza Sriharikota.

Raketa Pslv-C12 leshoi Radar Imaging Satellite (Risat 2), qe peshon 300 kg dhe eshte i afte te vezhgoje token pavaresisht kushteve te klimes, si edhe nje mikrosatelit Anusat. Imazhet e tokes diten dhe naten do te sherbejne per mbrojtjen e kufirit te Indise.

Leshimi i satelitit eshte nje faze e re ne aleancen mes dy vendeve ne kete fushe. Ne janarin e vitit 2008, industria izraelite e hapesires perdori nje rakete indiane per te leshuar nje satelit, qe coi ne afrimin mes tyre. Aktualisht Inida po prodhon nje satelit qe peshon 1200 kg.

Top Channel