CIA, 183 “waterbording” per nje te burgosur

20/04/2009 14:35

Sherbimi sekret amerikan CIA i ka perdorur me shume nga c’mendohej teknikat torturuese te marrjes ne pyetje te te burgosurve te dyshuar per terrorizem.

Metoda e njohur si “waterboarding”, ose hedhja e ujit ne goje dhe fytyre, ndersa trupi eshte i lidhur, eshte perseritur 183 here ne vitin 2003 tek organizatori kryesor i atentateve terroriste te 11 shtatorit 2001, Khalid Sheik Mohamed.

Nje tjeter i burgosur i Al Kaedas, Abu Zubaydah, i eshte nenshtruar metodes se kritikuar si torture, me shume se 80 here. Lajmi behet i ditur nga gazeta amerikane “New York Times”. Ne nje moment te tille te publikimit te ketyre statistikave, presidenti amerikan Barack Obama pritet te vizitoje per here te CIA-n.

Sot ai do te shkoje ne zyrat qendrore ne bazen e Langley ne Virginia, ku do te kete takime me personelin dhe do te mbaje nje fjalim per rendesine e misionit te CIA-s, per sigurine kombetare. Obama e ka ndaluar metoden e “waterboarding” dhe teknika te tjera te marrjes ne pyetje qe perdoreshin me pare nga administrata e Bushit.

Top Channel