BE, i shqetesuar per gazetaren Roxana Saberi

20/04/2009 19:00

Bashkimi Evropian i ka dale ne mbrojtje gazetares amerikane me origjine iraniane, Roxana Saberi, e denuar ne Teheran per spiunazh.

“Bashkimi Evropian eshte shume i shqetesuar per denimin e shqiptuar nga gjykata revolucionare iraniane ndaj Roxana Saberi”, thuhet ne nje komunikate te presidences ceke.

Sipas presidences se radhes te BE, procesi gjyqesor i zhvilluar ndaj gazetares ne Teheran nuk ka qene i rregullt dhe transparent.

Top Channel