Video shokuese ne kuzhinen e Domino’s Pizza

17/04/2009 10:15

Nje video shokuese e regjistruar nga dy punonjes ne kuzhinen e njerit prej restoranteve Domino’s Pizza ne Karolinen e Veriut, po ben xhiron e botes ne YouTube.

Mbi nje milion njerez kane pare videon, ku punonjesit qe pergatisnin pica dhe fast food per klientet, fusnin duart neper perberes, coperat e djathit ne hunde, shfrynin hundet ne ushqime, fusnin sallamin ne te mbathura. Gjithcka ndodhte mes te qeshurave.

Pas publikimit te videos qe dy personat e postuan online pa menduar se do te perhapej shpejt, eproret i pushuan nga puna, ndersa djali dhe vajza akuzohen edhe per krim. Kristy Lynn Hammonds, 31 vjec dhe Michael Anthony Setzer, pritet te dalin ne gjyq edhe per shkelje te standardeve te kodit shendetesor dhe sherbim te ushqimeve te ndaluara.

Pasi u pyeten nga punedhenit, dy punonjesit thane se nuk ua kishin dhene klienteve ushqimet e filmuara ne video.

Top Channel